03.06.2026
1 min read

Tragjedi në Shëngjin: Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova që kishin hyrë për t’u larë në det janë përballur me dallgë dhe rryma të fuqishme.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë shpëtuar dhe raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për rrethanat e sakta të ngjarjes apo për gjendjen e të mbijetuarve.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacione në orët në vijim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Fitore Pacolli vendos tabelë rruge me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, në Mitrovicë

Next Story

Identifikohen viktimat e tragjedisë në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova nuk i mbijetuan dallgëve

Latest from Blog

Go toTop