03.06.2026
1 min read

Identifikohen viktimat e tragjedisë në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova nuk i mbijetuan dallgëve

Tragjedi në Shëngjin: Identifikohen dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në det

Janë identifikuar dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën tragjikisht pasditen e së mërkurës në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi pesë të rinj hynë në det për t’u larë, por u përballën me dallgë të fuqishme që i morën me vete. Për dy prej tyre, pushimi në bregdet përfundoi në mënyrë tragjike, ndërsa dy të tjerë u nxorën nga uji dhe po marrin trajtim mjekësor në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po hetojnë rrethanat e plota të rastit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Tragjedi në Shëngjin: Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në det

Next Story

Ky është i riu nga Fushë Kosova që humbi jetën në Shëngjin

Latest from Blog

Go toTop