04.06.2026
1 min read

Ky është i riu nga Fushë Kosova që humbi jetën në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”, ndërsa tre të tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Pesë shokët u rrëmbyen nga dallgët e detit dhe, për pasojë, dy prej tyre humbën jetën.

Njëri nga viktimat është Leonit Aliu nga Fushë Kosova.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët si dhe klubi i futbollit “Fushë Kosova” i cili ishte edhe pjesë e këtij ekipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Identifikohen viktimat e tragjedisë në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova nuk i mbijetuan dallgëve

Next Story

I dyshuari ikën sapo sheh policinë, sekuestrohet drogë e para në Ferizaj

Latest from Blog

Go toTop