Një grua në Viti dyshohet se është viktimë e dhunës në familje, pasi bashkëshorti dhe vëllai i saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 19:00.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe motivet e rastit.