24.09.2026
1 min read

Sulmohet roja e pyllit në Shtime gjatë ndërhyrjes ndaj prerjes së kundërligjshme të drunjve

Screenshot

Një roje pylli i Departamentit Regjional të Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK) në Ferizaj është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në territorin e Komunës së Shtimes.

Sipas APK-së, incidenti ka ndodhur më 18 shtator 2026, në një pyll në pronësi shtetërore, pasi roja kishte konstatuar një rast të dyshuar të prerjes së kundërligjshme të masës drusore.

Gjatë kontrollit në terren, zyrtari ka hasur një person të dyshuar duke prerë dru në mënyrë të kundërligjshme. Teksa po ndërmerrte veprimet brenda kompetencave të tij, ai dyshohet se është penguar dhe sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të dukshme.

Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, e cila ka intervenuar dhe e ka marrë çështjen në trajtim. Sipas APK-së, personi i dyshuar është identifikuar dhe rasti është proceduar tek organet kompetente, ndërsa roja e pyllit ka përpiluar edhe fletëparaqitjen për dëmin e shkaktuar në pyll.

Agjencia ka bërë të ditur se ngjarja është dokumentuar edhe me fotografi, ku evidentohen dëmet në pyll, masa drusore e prerë dhe lëndimet e pësuara nga roja.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër në rajonin e Ferizajt ku rojet e pyllit raportohen se janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës. Një incident i ngjashëm, sipas APK-së, ishte regjistruar më herët edhe në Komunën e Ferizajt.

Departamenti Regjional i APK-së në Ferizaj ka dënuar sulmet dhe pengimin e zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se incidente të tilla nuk do ta ndalin punën për mbrojtjen e pyjeve dhe luftimin e prerjeve e transportit të kundërligjshëm të masës drusore.

APK ka paralajmëruar rritje të prezencës në terren, patrullimeve dhe kontrolleve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Policia në Ferizajt i arreston katër të dyshuar për grafitet ”Pa drejtësi nuk ka qetësi”

Next Story

Ferizaj: 68-vjeçarja denoncon djalin – dyshohet se e kanosi dhe ia vodhi unazën e arit

Latest from Blog

Go toTop