24.09.2026
1 min read

Policia në Ferizajt i arreston katër të dyshuar për grafitet ”Pa drejtësi nuk ka qetësi”

Katër persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkruar grafite në disa hapësira publike të qytetit.

Rasti është regjistruar rreth orës 02:35 të datës 24 shtator 2026, pas informatave se disa persona po shkruanin grafite në mure në pjesë të ndryshme të Ferizajt.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e dyshuar, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion.

Në kuadër të rastit, një person me inicialet N.N. është intervistuar dhe, me udhëzim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar rast për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas procedurave fillestare, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet.

Si prova materiale, Policia ka sekuestruar një banderolë dhe katër sprej me ngjyrë. Hetimet po zhvillohen nga njësia përkatëse.

Grafitet me mbishkrimin “Pa drejtësi nuk ka qetësi” janë parë në disa mure të qytetit, përfshirë hapësirat e nënkalimeve. Në një prej mureve, pranë objektit të vjetër të Komunës së Ferizajt, janë vendosur edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në një kontekst protestues lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive: 59-vjeçari nga Shtimja denoncon djalin për vjedhjen e iPhone 17 Pro Max

Next Story

Sulmohet roja e pyllit në Shtime gjatë ndërhyrjes ndaj prerjes së kundërligjshme të drunjve

Latest from Blog

Go toTop