Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk e kishte parë deklaratën e Shteteve të Bashkuara lidhur me projektin e gazit natyror.
Hoti e ka cilësuar shqetësuese një qasje të tillë, duke paralajmëruar se pakënaqësia qytetare mund të shprehet përmes protestave. Ai ka thënë se rëndësia e kësaj çështjeje do të bëhet e qartë kur qytetarët të dalin në shesh, duke shtuar se protesta mund të organizohen së shpejti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kritikuar institucionet për, siç tha, neglizhimin e paralajmërimeve dhe qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë lidhur me projekte strategjike për vendin. Sipas Hotit, trajtimi i çështjes së gazit tregon mungesë serioziteti ndaj interesave afatgjata të Kosovës.