18.06.2026
1 min read

Aksion kundër narkotikëve: Policia kap rreth 60 kilogramë marihuanë dhe arreston katër të dyshuar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër narkotikëve, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në dy lokacione – në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt.

Të arrestuarit janë një shtetas i Kosovës, dy shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Shqipërisë. Ata dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar rreth 60 kilogramë marihuanë, dy automjete dhe një kamion që dyshohet se janë përdorur në aktivitetin kriminal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe sjelljen para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

NATO nis tërheqjen graduale të një pjese të forcave nga Kosova – KFOR kthehet në nivelet para vitit 2023

Next Story

“Sheshi do të mbushet” – Hoti paralajmëron protesta për projektin energjetik

Latest from Blog

Go toTop