18.06.2026
1 min read

NATO nis tërheqjen graduale të një pjese të forcave nga Kosova – KFOR kthehet në nivelet para vitit 2023

NATO do të reduktojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, duke e rikthyer misionin e KFOR-it në nivelet që kishte para vitit 2023. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili bëri të ditur se numri i trupave do të zvogëlohet nga rreth 4,700 sa janë aktualisht, në mes 3,000 dhe 3,500 ushtarë.

Sipas tij, ky vendim lidhet me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, ndërsa KFOR-i do të vazhdojë të mbetet i fokusuar në misionin e tij kryesor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Edhe trupat amerikane do të jenë pjesë e këtij riorganizimi. Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane ka konfirmuar se do të zbatojë një përshtatje graduale të pranisë së saj në kuadër të KFOR-it, në përputhje me direktivat e Supreme Headquarters Allied Powers Europe dhe bazuar në vlerësimet e sigurisë në terren.

Autoritetet amerikane kanë theksuar se, pavarësisht reduktimit të trupave, misioni i KFOR-it mbetet një element kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 590 ushtarë të angazhuar në Kosovë në kuadër të këtij misioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Auditori zbulon shkelje në MINT: 29 pozita mbahen me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj

Next Story

Aksion kundër narkotikëve: Policia kap rreth 60 kilogramë marihuanë dhe arreston katër të dyshuar

Latest from Blog

Go toTop