31.05.2026
1 min read

Qeveria reagon për protestat në Zvërnec, Rama: Shteti nuk po fal asgjë

Qeveria ka reaguar për herë të parë ndaj debateve dhe protestave që janë zhvilluar për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kompanisë së re shtetërore “Albanian Digital Solution”, iu përgjigj kritikave për këtë projekt, duke mohuar pretendimet se shteti po fal tokë publike për investitorët.

Sipas Ramës, prona ku parashihet të zhvillohet projekti është pronë private dhe jo pasuri shtetërore.

“Zhurmën për një lajm të rremë, po flas për Zvërnecin, shteti nuk po fal asgjë. Ajo është pronë denbabaden private. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë dhe atë pronë e kanë marrë nga privatët”, tha Rama.

Kompania zhvilluese e projektit është “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila tashmë ka nisur punimet përgatitore dhe rrethimin e kantierit në zonë. Punimet po zhvillohen bazuar në lejen e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Projekti ka nxitur kundërshtime nga banorët e zonës, të cilët kanë organizuar protesta kundër ndërtimit të resortit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Në WhatsAppin sekret të Rezervave, Rozeta Hajdari autorizon interesimin për grurin nga Serbia

Next Story

10 euro për hyrje në Prishtinë me veturë, Komuna propozon taksë të re për qytetarët nga komunat tjera

Latest from Blog

Go toTop