Në grupin e WhatsAppit ku diskutohej procedura sekrete për Rezervat Shtetërore, ish-ministrja Rozeta Hajdari kishte dhënë miratimin që zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të interesoheshin për ofertat e grurit nga Serbia.
Komunikimet e siguruara nga dosja e Prokurorisë tregojnë se biseda ishte zhvilluar më 5 mars 2022, pak javë pasi procesi i blerjes së produkteve për Rezervat Shtetërore ishte klasifikuar si sekret shtetëror.
Në grupin ku komunikonin Hajdari, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, u diskutuan çmimet e grurit në Serbi dhe Kosovë. Sipas mesazheve, gruri në Serbi kushtonte rreth 307 euro për ton, ndërsa në Kosovë çmimi sillej rreth 360 deri në 370 euro.
Lipovica e njoftoi Hajdarin për dallimin në çmime, ndërsa Gara sqaroi se informatat ishin marrë nga një tregtar dhe një mulli vendor. Pas këtyre sqarimeve, Hajdari u tha zyrtarëve: “Mirë pra kontaktoji”.
Komunikimet e mëvonshme, të zhvilluara mes 12 dhe 17 marsit 2022, nxjerrin në pah edhe rolin e Ridvan Muharremit në procesin e sigurimit të grurit, vajit dhe sheqerit për Rezervat Shtetërore.
Në bisedat me zyrtarët e Ministrisë, Muharremi kërkonte që t’i dërgoheshin kërkesat zyrtare dhe kontratat, ndërsa jepte udhëzime për korrigjimin dhe kontrollimin e tyre para se ato t’u përcilleshin kompanive të kontraktuara.
Në një nga mesazhet, Muharremi njofton se marrëveshja për grurin ishte mbyllur dhe kërkon kryerjen urgjente të pagesës: “Gruni u kry veq pagesën urgjent boneni”.
Nga komunikimet del se ai kishte qasje të drejtpërdrejtë në procesin e kontraktimit, ndonëse ishte person privat. Në një moment tjetër, ai kërkon që kontrata t’i dërgohej fillimisht atij për kontroll: “Qoma kontratën mu niher ta kontrolloj ok mandej ja qojm atynve”.
Bisedat tregojnë gjithashtu se Muharremi komunikonte drejtpërdrejt edhe me ish-ministren Hajdari. Në mesazhe ai shkruan: “Unë i shkruva ministres tash” dhe më pas “I shkruva Rozetës”.
Këto komunikime, sipas materialeve të siguruara nga dosja hetimore, paraqesin dyshime për përfshirjen e një personi privat në një procedurë të klasifikuar si sekret shtetëror dhe për mënyrën se si janë trajtuar blerjet për Rezervat Shtetërore.
Irfani: Rreth 307 në serbi dhe rreth 360-370 në kosovë por deri të hënën nuk po ofertojnë
Hafiz: Dmth gruri serb deri n’Kosovë 360-370 euro
Irfani: Rreth 307 në Serbi dhe rreth 360-370 në Kosovë por, deri të hënën nuk po ofertojn
Rozeta: Kush?
Irfani: Kështu na tha njëri nga tregtarët
Hafiz: Një tregtar dhe një mulli: Isa Hajdari dhe Imer Mustafa
Rozeta: Mirë pra kontaktoji
Komunikimet e zhvilluar mes 12 dhe 17 marsit 2022:
Grupi në WhatsApp mes Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit.
Emërtimet në grup përfaqësojnë mënyrën origjinale të regjistrimit të kontakteve nga zyrtari i Ministrisë së Tregtisë, Hafiz Gara, ashtu siç figurojnë në telefonin e tij gjatë komunikimeve. “Ridi” është emërtim i shkurtës për Ridvan Muharremin.
Hafiz: Sa litra vaj (luledielli) jan, Ridvan?
Ridi: 9000 lit.
Ridi: A ki mundësi të dhanunat e ministris me mi dërgu që me ju bo ofertën direkt për vaj
Hafiz: Po dal n’zyre, se prej shpije s’po m’ban emaili
Ridi: 400 kamiona Grun jon e 4 kamiona Vaj mos jeni gabim
Ridi: Ok 4 kamiona na qon meniher ofertën qoma ni imail Zyrtar për sheqer se na duhet të lutem sa ma shpejt ta mar ofertën
Ridi: Miremengjez Zot. Hafiz të lutem ma dërgo kërkesën Zyrtare të Grunit, Vajit dhe sheqerit po ashtu edhe kontratat në emrin e kompanis që ju kom dërgu fakturën ju lutem sa ma shpejt që të mujm sot me u ngarku
Hafiz: Mjesi Rid Sasinë e vajit e rrita në 200.000 litra jam tuj punue në kontrata, ti përcjelli sapo ti kompletoj
Ridi: Kto dy gabime jon bo në kontrat përmirësoni e qoma mu
Ridi: Hafiz a munesh kërkesën e vajit me ma dërgu Watsap se nuk po e gjej
Hafiz: Rid, na duhen edhe 200.000 litra vaj, për rezervën e DRSHM
Ridi: Ta ktheva kontratën tash fakturën po e dërgoj në euro
Ridi: Gruni u kry veq pagesën urgjent boneni
Ridi: Vaj ok 200000 litra ok osht pp vjen mrenda javës për pages net e shtyn pak edhe thuj për vaj
Hafiz: Ok, e porositëm nji draft kontratë, sot bëhet!
Ridi: Unë i shkruva ministres tash a po dërgon numrin e thesarit të lutem kush osht përgjjegjs për kos ose emrin e ti e gjej numrin unë
Ridi: I shkruva Rozetës u tranu, Spo muj me besu po thot
Hafiz: Vaji dhe sheqeri, me kontrata ndaras, apo bashk
Ridi: Bashk, si në fakturë
Hafiz: Pronari a drejtori që nënshkruan Kontratën vaj&sheqer, përcillma emrin
Ridi: Meniher, Tomasz Tokarski
Ridi: Qoma kontratën mu niher ta kontrolloj ok mandej ja qojm atynve
Hafiz: Ok, ta përcolla
Hafiz: Bukur, kontrata u finalizu, po ia përcjell Tomasit, edhe pe shtyej prokurimin. Riformuloje