08.09.2026
1 min read

Prokuroria kërkoi dy vjet burgim efektiv, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht

Screenshot

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e sotme, Prokuroria kishte kërkuar që Sveçla të dënohej me dy vjet burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë. Gjykata nuk e aprovoi këtë propozim, duke vendosur që ndaj tij të shqiptohet dënim me kusht.

Sipas vendimit, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Sveçla nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të verifikimit.

Sveçla ishte shpallur fajtor më 2 shtator për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas aktakuzës, Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur një bombolë me gaz lotsjellës në sallën plenare, duke bërë që deputetët dhe personat e tjerë të pranishëm të largoheshin dhe seanca të ndërpritej.

Gjatë procesit gjyqësor, Sveçla e kishte mohuar fajësinë, duke deklaruar se veprimi i tij kishte qenë pjesë e aktivitetit politik për kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ndërkaq, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, Gjykata kishte marrë aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rektori i USHAF-it punësoi gruan e dekanit me mbiemrin e vajzërisë, duke tentuar ta shmangë konfliktin e interesit!

Next Story

Kulla Eiffel mbyllet pas protestës së stafit, punonjëset gra u larguan nga vendet e punës gjatë vizitës së një grupi fetar

Latest from Blog

Go toTop