09.09.2026
1 min read

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të një autobusi janë gjetur dhe sekuestruar mbi dy kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator 2026, gjatë zbatimit të planit taktik “Transporti” nga njësitë e Stacionit Policor Kufitar në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë.

Sipas Policisë, gjatë operacionit janë profilizuar dhe përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë automjete dhe persona të dyshuar. Në mesin e automjeteve të kontrolluara ishte edhe një autobus që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të pasagjerëve, në çantën e krahut të një shtetasi të Shqipërisë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 2.162 kilogramë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë administruar provat materiale dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është iniciuar procedurë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kuvendi shtyn për të premten vazhdimin e seancës konstituive

Next Story

E rëndë në Shtime: 51-vjeçari gjendet i shtrirë pranë një marketi, dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Latest from Blog

Go toTop