09.09.2026
1 min read

Kuvendi shtyn për të premten vazhdimin e seancës konstituive

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës konstituive, pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas përfundimit të pauzës, në sallën plenare pati përplasje verbale mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Haxhiu i kërkoi Simiqit që ta tërhiqte fjalimin e mbajtur më herët gjatë propozimit të kandidatit për nënkryetar të Kuvendit.

Pas diskutimeve mes përfaqësuesve politikë, Haxhiu bëri të ditur se nuk është arritur dakordim lidhur me mënyrën se si do të procedohet me votimin e nënkryetarëve.

Ajo theksoi se për vazhdimin e kësaj procedure nevojitet dakordim mes palëve, ndërsa seanca konstituive u shty për të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Next Story

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë

Latest from Blog

Go toTop