08.09.2026
1 min read

Kulla Eiffel mbyllet pas protestës së stafit, punonjëset gra u larguan nga vendet e punës gjatë vizitës së një grupi fetar

A sign indicates the entrance of the Eiffel Tower, the opening of which has been delayed for "operational reasons" in Paris, France, September 7, 2026. REUTERS/Sarah Meyssonnier

Kulla Eiffel në Paris u mbyll përkohësisht të hënën, pasi punonjësit protestuan lidhur me pretendimet se disa punonjëse gra ishin detyruar të largoheshin nga vendet e tyre të punës gjatë vizitës së një delegacioni fetar hindu.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të stafit, të politikanëve francezë dhe ka nxitur autoritetet e Parisit të paralajmërojnë hetim për të sqaruar rrethanat. 

Sipas përfaqësueses së sindikatës, Diane Davoine, incidenti ndodhi të shtunën, kur rreth 100 persona të lidhur me organizatën hindu Bochasanwasi Akshar Purushottam Swaminarayan Sanstha (BAPS) zhvilluan një vizitë private në Kullën Eiffel.

Davoine tha se, gjatë kalimit të delegacionit, punonjëseve gra iu kërkua të largoheshin nga pozitat e tyre, ndërsa vendet e tyre u zunë nga punonjës burra.

Pakënaqësia mes stafit u rrit gjatë fundjavës dhe të hënën punonjësit zhvilluan një takim protestues, duke kërkuar nga menaxhmenti garanci që një situatë e tillë të mos përsëritet. Hapja e Kullës Eiffel u vonua, ndërsa vizitorët u njoftuan se kjo po ndodhte për “arsye operacionale”. Sipas sindikatës, menaxhmenti u kërkoi falje punonjësve. 

Autoritetet e Parisit kanë reaguar ndaj rastit. Kryetari i Parisit, Emmanuel Grégoire, njoftoi se do të nisë një hetim urgjent për të sqaruar faktet që çuan në protestën e punonjësve.

Edhe presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, reagoi duke theksuar se mikpritja e të tjerëve nuk nënkupton heqjen dorë nga vlerat franceze dhe se gratë duhet të jenë plotësisht të pranishme në jetën publike. 

Nga ana tjetër, BAPS tha se vizita ishte organizuar në fillim të orarit të hapjes për të shmangur pengesat për vizitorët e tjerë, për shkak të numrit të madh të delegacionit. Organizata deklaroi se, sipas njohurive të saj, askujt nuk i ishte ndaluar qasja në Kullën Eiffel, por kërkoi falje për çdo shqetësim që mund të ishte shkaktuar.

Rasti tashmë është objekt i hetimit nga autoritetet e Parisit. 

Burimi: BBC / Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokuroria kërkoi dy vjet burgim efektiv, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht

Next Story

Berisha sulmon Beogradin pas varrimit të Mladiçit: Glorifikimi i kriminelëve është alarm për Ballkanin

Latest from Blog

Go toTop