01.07.2026
1 min read

Përçarjet brenda LDK-së zhvendosen në rrjetet sociale, ish-kandidatët për deputetë përplasen me akuza dhe fyerje

Përplasjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat nisën pas kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, po vazhdojnë edhe në rrjetet sociale.

Një postim në Facebook i Shkëmb Manajt, ku ai shprehte mbështetje për Abdixhikun, është shndërruar në arenë debatesh dhe akuzash mes zyrtarëve të partisë.

Kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, reagoi ndaj postimit të Manajt, duke thënë se rrallëherë komenton në rrjete sociale, por se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj asaj që ishte shkruar. Ai kujtoi se ish-kryetari i Degës, Haki Rugova, sipas tij, nuk e kishte lejuar Manajn të ishte pjesë e kryesisë së degës.

Manaj iu kundërpërgjigj duke theksuar kontributin e tij në LDK që nga koha e Fadil Feratit dhe Haki Rugovës.

Debati më pas u ashpërsua, kur Mushkolaj e quajti Manajn “të paburrë” dhe “tradhtar”, duke pretenduar se më herët kishin biseduar në telefon dhe kishin rënë dakord ta mbyllnin diskutimin, por sipas tij, Manaj e kishte vazhduar polemikën publikisht.

Nga ana tjetër, Manaj reagoi duke thënë se ai kishte zgjedhur komunikimin telefonik, ndërsa Mushkolaj po e zhvendoste përplasjen në publik.

Në debat u përfshi edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, i cili iu drejtua Mushkolajt me fjalët: “Mos qo ron”, pasi ky i fundit e kishte pyetur nëse ishte i legjitimuar të reagonte ndaj çdo komenti që bëhej në këtë diskutim.

Screenshot
Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro bruto

Next Story

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit në mega-aksionin e DKKO-së dhe Krimeve të Rënda

Latest from Blog

Go toTop