01.07.2026
1 min read

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit në mega-aksionin e DKKO-së dhe Krimeve të Rënda

Një mega-operacion i zhvilluar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar kriminal, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpëlarje parash, kontrabandë me derivate të naftës, shmangie tatimore dhe vepra të tjera të rënda penale.

Sinjali mëson se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek dhe Nysret Bajraktari.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, autoritetet kanë kryer bastisje në 21 lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm dhe prova të tjera materiale.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe 301 euro në monedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, përdorimit të dokumenteve të rreme në lidhje me tatimin, si dhe shmangies nga tatimi.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se grupi ka përdorur dokumentacion të falsifikuar tatimor dhe ka realizuar shitje e transaksione fiktive me derivate të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Hetimet lidhur me këtë rast janë ende në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Përçarjet brenda LDK-së zhvendosen në rrjetet sociale, ish-kandidatët për deputetë përplasen me akuza dhe fyerje

Next Story

Tre të arrestuar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, sekuestrohen drogë dhe para

Latest from Blog

Go toTop