22.06.2026
1 min read

Humb jetën një 26-vjeçar në Prizren, dyshohet se u godit nga pajisja e punës në kantier

Një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën të hënën në Prizren, pas një aksidenti që dyshohet të ketë ndodhur në një kantier ndërtimi gjatë procesit të betonimit.

Sipas informacioneve fillestare, Policia e Kosovës rreth orës 09:00 ka pranuar njoftimin se në ambulancën e lagjes Arbana ishte dërguar pa shenja jete një person.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në Emergjencë dhe në vendin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, viktima ishte duke punuar në një objekt në ndërtim kur dyshohet se është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës gjatë betonimit. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Për rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur.

“Në koordinim me institucionet përkatëse, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dy vajza nga Kamenica kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani

Next Story

Simpatizanti i VV-së Vudi Xhymshiti me akuza për krime lufte ndaj të ndjerit, ish-komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Latest from Blog

Go toTop