Gazetari Vedat Xhymshiti ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të një shkrimi menjëherë pas vdekjes së ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Në artikullin e tij, Xhymshiti paraqet pretendime që e lidhin Jasharin me ngjarje të kohës së luftës, përfshirë atë që është përmendur si “Burgu i Likovcit”. Këto pretendime kanë shkaktuar debat publik, pasi ato përputhen me narrativa dhe akuza që ndër vite janë promovuar nga institucionet serbe dhe media të Beogradit.
Xhymshiti prej vitesh ka bërë sulme dhe ka qenë kritik ndaj figurave të ndryshme të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe personalitete të tjera të luftës çlirimtare. Kjo ka bërë që qëndrimet e tij të jenë shpesh objekt polemikash në opinionin publik.
Debati është intensifikuar edhe për shkak të mbështetjes që ai ka përfituar në projekte të ndryshme të financuara nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, çështje që vazhdon të diskutohet nga kritikët e tij.