Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sipas raportimeve, i mituri ishte duke kaluar rrugën Elbasan–Librazhd për të shkuar në shkollë, kur dyshohet se i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është goditur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00. Automjeti drejtohej nga autori e regjisori i “Misse-ve” Petri Bozo, i cili pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.