Një rast i rëndë dhune është raportuar në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj pas një konflikti për një fotografi të publikuar në rrjete sociale.
Sipas burimeve, viktima S. H. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, pasi kishte pësuar plagë në krahun e majtë nga një mjet i mprehtë.
Ajo ka deklaruar se i dyshuari për sulmin është ish-bashkëshorti i saj, N. H. Konflikti dyshohet se nisi për shkak të një fotografie që viktima kishte publikuar në rrjete sociale.
Pas trajtimit fillestar, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri dhe është intervistuar nga hetuesit.
Policia ka sekuestruar mjetin e mprehtë që dyshohet se është përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.