Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 18-14 .05.2026 janë shqiptuar 1.429 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:
- 1 aksident fatal, ku ka mbetur i vdekur 1 person
- 7 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 8 persona
- 15 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
Stacionit më të afërt policor.
Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.