13.05.2026
1 min read

Ekskluzive:Ky është 60-vjeçari që u gjet pa shenja jete në motelin “Berati” në Sllatinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Cenë Kadrija.

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:00, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.

Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sinjali mëson se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, gruaja që e shoqëronte, D.G., rreth 52-vjeçar dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.

Në vijim të zhvillimeve, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit: “Hetim i vdekjes”.

Hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

BMW hyn në epokën e re: Prezantohet iX3 me teknologji revolucionare

Next Story

Trump në Pekin: Si po përballen SHBA-ja dhe Kina në garën për dominim ekonomik dhe global

Latest from Blog

Go toTop