Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke paralajmëruar pasoja të forta politike dhe shoqërore në Kosovë dhe në rajon.
Joseph e lidhi vendimin e sotëm me atmosferën e krijuar pas glorifikimit publik të Ratko Mlladiqit në Serbi, figurë e dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Këshilli i Europës e ka dënuar publikisht glorifikimin e tij si fyerje ndaj viktimave.
“Pas glorifikimit që iu bë Ratko Mlladiqit nga Serbia, ky vendim do të ketë një jehonë dyfish negative në Kosovë dhe në rajon”, shkroi Joseph pas shpalljes së aktgjykimit.