04.07.2026
1 min read

Arrestohet Osman Selmani në Serbi, autoritetet serbe e lidhin me një vrasje të dyfishtë të vitit 1999

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin e Kosovës, Osman Selmani, në pikën kufitare të Mutivodës.

Sipas autoriteteve serbe, arrestimi është realizuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të disa njësive policore.

MUP-i serb pretendon se ekzistojnë dyshime se më 14 qershor 1999, në lagjen Sofali të Prishtinës, Selmani, së bashku me disa persona të tjerë që autoritetet serbe i identifikojnë si pjesëtarë të UÇK-së, ka vrarë me armë zjarri dhe mjete të ftohta çiftin serb Vladimir dhe Persa Stanisavljević.

Sipas njoftimit të MUP-it, ndaj Selmanit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa pritet që Gjykata e Lartë në Beograd të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë.

Ndërkohë, familja e Osman Selmanit ka reaguar për rastin, duke bërë të ditur se ai është ndaluar nga autoritetet serbe më 1 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Theret me thikë një person në Shtime, përfundon në spital

Next Story

Humb jetën veterani i UÇK-së, Bekim Ugzmaili, pas një vetaksidenti në Suharekë

Latest from Blog

Go toTop