Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Shtime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 korrik, rreth orës 22:12. Viktima, shtetas i Kosovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është sulmuar me thikë nga persona ende të paidentifikuar.
Pas marrjes së trajtimit fillestar, rasti është marrë në hetim nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.