21.07.2026
1 min read

Humb jetën veterani i UÇK-së, Bekim Ugzmaili, pas një vetaksidenti në Suharekë

Bekim Ugzmaili, 52 vjeç, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi të hënën në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas informacioneve paraprake, Ugzmaili ishte duke drejtuar automjetin kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, doli nga rruga dhe u përfshi në aksident. Organet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 52-vjeçari mund të ketë pësuar një problem shëndetësor gjatë vozitjes, pak çaste para aksidentit.

Pas ngjarjes, ai u nxor nga automjeti dhe u transportua me urgjencë për trajtim mjekësor, por, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohet Osman Selmani në Serbi, autoritetet serbe e lidhin me një vrasje të dyfishtë të vitit 1999

Latest from Blog

Go toTop