13.10.2026
1 min read

Ky është pronari i kompanisë që u arrestua pas vdekjes tragjike të punëtorit te objekti i “Endriti EEA” në Ferizaj – ndalohet për 48 orë!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e 12 tetorit në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 7 metrash gjatë punimeve në një objekt në ndërtim.

Burimet e Guxo.info bëjnë me dije se rreth orës 15:50, Policia është njoftuar për një person të lënduar në objektin e “Endriti EEA”, në rrugën “Cen Dugolli”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e punëtorit.

Viktima është identifikuar si Musli Musliu, punëtor i kompanisë “Hansi SHPK”, e cila ishte duke kryer punimet në objekt.

Sipas informatave fillestare, Musliu kishte qenë duke punuar në objektin në ndërtim kur dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, Forenzika, Inspektori i Ndërtimit dhe ekipet relevante, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Gjatë hetimeve është intervistuar edhe pronari i kompanisë punëkryese “Hansi SHPK”, Besar Topalli, në cilësinë e të dyshuarit dhe në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar nëse në kantier janë respektuar masat e detyrueshme të sigurisë në punë dhe të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e punëtorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Super pjeshk je” – Edonisa Aliu publikon bisedat me profilin e Liridon Lecit, një ditë pasi e akuzoi për sulm fizik

Next Story

Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

Latest from Blog

Go toTop