16.10.2026
1 min read

Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

Gazeta Guxo.info ka siguruar identitetin e tre zyrtarëve policorë që dyshohen për ngacmim seksual dhe kontroll të kundërligjshëm ndaj një gruaje në lagjen Lakërishte të Prishtinës.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Besart Manin, Erion Rexhepin dhe Agon Ramadanin, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin pas rastit të raportuar pas mesnatës së 15 tetorit.

Sipas informacioneve të bëra publike nga IPK-ja, rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Lakërishte, ku një grua që ishte duke drejtuar veturën pretendon se është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.

Sipas pretendimeve të ankueses, pas kontrollit, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ky është pronari i kompanisë që u arrestua pas vdekjes tragjike të punëtorit te objekti i “Endriti EEA” në Ferizaj – ndalohet për 48 orë!

Next Story

Komuna Prishtinës kontrakton rrënimin e objekteve pa leje për 300 mijë euro, 30 euro ora për punëtorët fizikë

Latest from Blog

Go toTop