25.09.2026
1 min read

Ferizaj: 68-vjeçarja denoncon djalin – dyshohet se e kanosi dhe ia vodhi unazën e arit

Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një 68-vjeçare ka denoncuar djalin e saj, nën dyshimet për kanosje dhe vjedhje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Q.B., 30-vjeçar, shtetas amerikan, i cili jeton së bashku me prindërit e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, nëna e tij, I.B., ka deklaruar se djali konsumon alkool dhe se mbrëmjen e 23 shtatorit, rreth orës 23:00, kishte thyer disa orendi në shtëpi dhe dyshohet se e kishte kanosur atë.

Por denoncimi i 68-vjeçares përfshin edhe një ngjarje tjetër që dyshohet se kishte ndodhur disa orë më herët.

Sipas deklaratës së saj, rreth orës 13:00 të së njëjtës ditë, djali dyshohet se i kishte marrë pa leje një unazë ari nga gjërat personale dhe më pas e kishte shitur atë për 250 euro.

I dyshuari është intervistuar nga Policia lidhur me rastin. Sipas burimeve, ai ka pranuar se ia kishte marrë nënës unazën, por ka mohuar pretendimet se e kishte kanosur.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e 30-vjeçarit për 48 orë. I dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Kanosja”, në kuadër të dhunës në familje, dhe “Vjedhja”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Njësia për Dhunë në Familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulmohet roja e pyllit në Shtime gjatë ndërhyrjes ndaj prerjes së kundërligjshme të drunjve

Next Story

Bllokohen 24 tonë mish me afat të skaduar, ngarkesa ishte destinuar për kompaninë “Apetit” në Kosovë

Latest from Blog

Go toTop