13.06.2026
1 min read

“Marre, turp për juve”-Qytetarët revoltohen ndaj RTK-së: Pse duhet të paguajmë për të parë Botërorin?

Reagimet e qytetarëve ndaj mënyrës së transmetimit të Kampionatit Botëror 2026 kanë qenë të ashpra, me shumë prej tyre që kanë shprehur pakënaqësi dhe kritika në rrjetet sociale. Ata vlerësojnë se është e papranueshme që një ngjarje sportive me interes të madh publik të mos transmetohet në tërësi nga transmetuesi publik, ndërsa për ndjekjen e të gjitha ndeshjeve kërkohet pagesë shtesë.

Në komentet e publikuara online, qytetarët e kanë cilësuar situatën si të padrejtë dhe kanë kërkuar më shumë transparencë lidhur me marrëveshjen e arritur. Disa prej tyre kanë përdorur tone të ashpra, duke e quajtur vendimin të turpshëm dhe në kundërshtim me interesin e publikut që financon RTK-në përmes taksave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Italia kundërshton tërheqjen e pjesshme të KFOR-it në Kosovë: Prania e misionit mbetet jetike për stabilitetin e Ballkanit

Next Story

Shkel urdhrin mbrojtës dhe kanos bashkëshorten në WhatsApp, arrestohet 35-vjeçari – gruaja me katër fëmijë strehohet në qendër mbrojtëse

Latest from Blog

Go toTop