Një 35-vjeçar nga Fushë Kosova ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe ka kanosur bashkëshorten e tij përmes aplikacionit WhatsApp.
Sipas burimeve, më 13 qershor, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur një grua 34-vjeçare, e cila ka raportuar se ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti i saj, ndaj të cilit ishte në fuqi një urdhër mbrojtës.
Bazuar në deklarimet e saj, i dyshuari dyshohet se e ka kontaktuar dhe kanosur përmes mesazheve në WhatsApp, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Pas pranimit të informacionit, Policia ka njoftuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mospërfillje e Gjykatës”.
Për arsye sigurie, viktima së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në një strehimore, ku do të qëndrojë nën mbrojtje institucionale.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.