Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”, ndërsa tre të tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.
Pesë shokët u rrëmbyen nga dallgët e detit dhe, për pasojë, dy prej tyre humbën jetën.
Njëri nga viktimat është Leonit Aliu nga Fushë Kosova.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët si dhe klubi i futbollit “Fushë Kosova” i cili ishte edhe pjesë e këtij ekipi.