28.10.2026
1 min read

Tragjedi hekurudhore në Spanjë: Të paktën 10 të vdekur nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit

Screenshot

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, këtë të mërkurë, më 28 tetor 2026.

Shifra e viktimave është raportuar nga BBC, duke iu referuar një zyrtari rajonal, ndërsa autoritetet spanjolle kanë konfirmuar përplasjen dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor.

Aksidenti ka ndodhur në provincën Toledo, ndërmjet lokaliteteve Los Yébenes dhe Urda, në jug të Madridit. Në përplasje janë përfshirë një tren AVE i kompanisë Renfe dhe një tren i operatorit Iryo.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në një terren të pjerrët, ndërsa dhjetëra persona raportohet se janë plagosur.

Në vendngjarje janë mobilizuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës, helikopterë mjekësorë dhe njësi të kujdesit intensiv.

Operatori shtetëror i infrastrukturës hekurudhore, Adif, ka njoftuar pezullimin e qarkullimit të trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid–Andaluzi.

Autoritetet kanë nisur ndërhyrjet emergjente, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Policia parandalon tentimin e një 17-vjeçareje për vetëvrasje te nënkalimi në Ferizaj

Latest from Blog

Go toTop