Një incident është raportuar gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka kanosur prokurorin e rastit.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Avdulla Gërbeshi, ndaj të cilit është iniciuar procedurë penale për veprën “Kanosje”.
Rasti është raportuar më 13 maj 2026, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda se gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, i dyshuari dyshohet se ka kanosur prokurorin M.P.
Pas pranimit të informatës, hetuesit, në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Fillimisht, prokurori M.P. është intervistuar në cilësinë e viktimës, ndërsa më pas është siguruar dhe intervistuar edhe i dyshuari.
Me vendim të prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas përfundimit të procedurave fillestare, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.