14.05.2026
1 min read

Aksion antidrogë në Ferizaj: Sekuestrohen marihuanë dhe qindra euro para të gatshme

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, pas dyshimeve se i dyshuari posedonte narkotikë, ka ndërmarrë veprime operative dhe ka kryer kontroll ndaj tij, si dhe në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Njëra qese kishte peshë 4.61 gramë, ndërsa tjetra 53.43 gramë.

Sasia e përgjithshme e sekuestruar është 58.04 gramë marihuanë, e cila, sipas Policisë, kap vlerën rreth 600 deri në 700 euro.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe një telefon mobil dhe 730 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

BE ndalon importet e mishit brazilian nga shtatori për shkak të përdorimit të antimikrobikëve

Next Story

Ekskluzive – Kanosi prokurorin brenda gjykatës në Vushtrri, ndalohet 62-vjeçari

Latest from Blog

Go toTop