14.05.2026
1 min read

Ekskluzive:Ky është 21-vjeçari i arrestuar në Ferizaj, i dyshuar për shitje droge – Policia i gjen marihuanë, iPhone dhe qindra euro

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Ferizaj nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve, pasi gjatë kontrollit ndaj tij dhe në banesë iu gjetën marihuanë dhe para të gatshme, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Enis Gashin.

Sipas informatave, më 13 maj 2026 rreth orës 14:00, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj kanë ndaluar të dyshuarin në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pasi dyshohej se posedonte substanca narkotike.

Gjatë kontrollit trupor, Policia i ka gjetur: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon celular.

Sinjali mëson se pas arrestimit të tij, hetuesit, duke vepruar në rrethana të ngutshme për sigurimin e provave, kanë kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Sipas burimeve, në korridorin e banesës, brenda një sirtari, është gjetur edhe një qese tjetër me marihuanë, ndërsa në dhomën e gjumit janë sekuestruar 730 euro para të gatshme.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 4.61 gram marihuanë, 53.43 gram marihuanë, një iPhone 13 Pro Max dhe 730 euro cash.

Sasia totale prej 58.04 gramësh marihuanë, sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se kap vlerën prej rreth 600 deri në 700 euro në treg.

Pas intervistimit dhe me autorizim të Prokurorit të Krimeve të Rënda në Ferizaj, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive – Kanosi prokurorin brenda gjykatës në Vushtrri, ndalohet 62-vjeçari

Next Story

Deklarata e çuditshme e Presidentit Amerikan – Trump pretendon se një ilaç i ri mund t’i “kthejë në jetë” njerëzit e vdekur

Latest from Blog

Go toTop