12.06.2026
1 min read

Weber: Qeveria Kurti po synon kontroll më të madh mbi shtetin, vendi rrezikon të hyjë sërish në cikël zgjedhjesh

Screenshot

Eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC), Bodo Weber, ka vlerësuar se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja, për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe institucionale.

Në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Rundschau, Weber ka deklaruar se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po ndjek, sipas tij, një qasje që synon vendosjen e institucioneve shtetërore nën kontroll më të madh politik.

“Po shohim një qeveri që ushtron pushtetin në mënyrë relativisht autoritare dhe përpiqet ta vërë shtetin nën kontrollin e saj”, është shprehur ai.

Sipas Weberit, retorika e ashpër politike ka kontribuar në thellimin e ndasive mes forcave politike, duke e bërë më të vështirë tejkalimin e ngërçit institucional.

Ai paralajmëron se skenari më negativ do të ishte vazhdimi i bllokadës politike, gjë që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Mund të përballemi sërish me zgjedhje dhe me përsëritjen e të njëjtit cikël politik”, ka thënë Weber.

Duke komentuar raportet mes Kurtit dhe Vjosa Osmani, ai ka vlerësuar se ftohja mes tyre ka ardhur pasi Osmani ka arritur të krijojë pozicion të favorshëm në arenën ndërkombëtare, përfshirë angazhimin e saj në Bordin e Paqes të iniciuar nga Donald Trump.

Sipas Weberit, Osmani mund të ketë synuar forcimin e lidhjeve me Trumpin si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një mandat të dytë presidencial.

“Kjo ka krijuar tensione dhe xhelozi brenda qeverisë së Kurtit”, ka vlerësuar ai.

Megjithatë, Weber konsideron se mundësia e një bashkëpunimi politik apo koalicioni mes Osmanit dhe Kurtit pas zgjedhjeve të fundit mbetet shumë e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rrëzohet nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari nga Suhareka

Next Story

Ekskluzive – Sulmohet me kallashnikov autobusi në Malishevë, arrestohet një 57-vjeçar

Latest from Blog

Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet

Burim Ramadani: Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor!Lutem për jetën e të aksidentuarve!Por, njëkohësisht, duhet të gjithë
Go toTop