12.06.2026
1 min read

Rrëzohet nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari nga Suhareka

Një 33-vjeçar ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur sonte, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi rreth 5–6 metra.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë përgjegjëse policore dhe hetuesit përkatës, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes””, ka thënë Bytyqi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kurti: Pas rezultateve përfundimtare do të nisim bisedimet me partitë tjera

Next Story

Weber: Qeveria Kurti po synon kontroll më të madh mbi shtetin, vendi rrezikon të hyjë sërish në cikël zgjedhjesh

Latest from Blog

Go toTop