01.11.2026
1 min read

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit: Arrestohet 65-vjeçari, dyshohet për vrasjen e djalit dhe mbesës së tij

Screenshot

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e së dielës, më 1 nëntor, një 27-vjeçar dhe foshnja e tij janë gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie.

Sipas raportimeve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në vdekjen e dy viktimave.

I arrestuari është babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është riklasifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Policia kishte pranuar informacionin për ngjarjen rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipet emergjente mjekësore, të cilat kishin konstatuar vdekjen e dy personave.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dyshohet për dhunë familjare në Pejë: Gruaja denoncon bashkëshortin dhe vjehrrin, Policia sekuestron 252 fishekë

Latest from Blog

Go toTop