01.11.2026
1 min read

Policia e Ferizajt nis fushatë për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë-dimër

Screenshot

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur një fushatë parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion gjatë sezonit vjeshtë-dimër, nën moton “Pak më ngadalë, shumë më sigurt!”.

Fushata synon ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe rrugore.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet e shiut, mjegulla, bora dhe temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në dukshmërinë dhe gjendjen e rrugëve, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Përmes kësaj fushate, Policia synon t’u rikujtojë pjesëmarrësve në komunikacion rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugë të lagështa dhe me ngrica.

Mesazhi kryesor i fushatës është ulja e shpejtësisë dhe respektimi i masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikur Arlinda Zekajt

Next Story

Gjendet bakteri Salmonella në mishin e pulës nga Brazili, të importuara nga kompania “Apetit”, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu

Latest from Blog

Go toTop