23.06.2026
1 min read

Therje me thikë në Ferizaj, dy persona ndalohen për 48 orë

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës 12:30, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sulejmani” në Ferizaj.

Sipas informacioneve të siguruara, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka përdorur një mjet të mprehtë, duke e goditur viktimën disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe i ka shoqëruar ata në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet hetimore dhe ato të forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Pjesëtarët e Vetëvendosjes duke i mbështetur protestat në Tiranë – Njëri nga ta e quan Ramën “diktator modern”

Next Story

Vetëm pak javë pas rastit të parë, dyshohet për një tjetër helmim masiv në Akademinë e Sigurisë

Latest from Blog

Go toTop