29.06.2026
1 min read

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një person!

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku njoftoj se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt. “Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur  arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj. Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt”, ka thënë Veseli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Franca regjistron rreth 1.000 vdekje të lidhura me valën ekstreme të të nxehtit

Next Story

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Latest from Blog

Go toTop