18.05.2026
1 min read

Sulmohet biznesi “Lina Home” në rrugën Prishtinë–Prizren, dyshohet për zjarrvënie

Një ngjarje e rëndë është raportuar paraditen e sotme në rrugën Prishtinë–Prizren, ku një biznes është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve të para, cak i sulmit ka qenë mobileria “Lina Home”. Dyshohet se autorët fillimisht kanë thyer xhamin frontal të lokalit, e më pas kanë hedhur një mjet ndezës brenda objektit, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në afërsi të lokalit është gjetur edhe një çekan, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe forenzika, të cilët kanë nisur ekzaminimet dhe mbledhjen e provave për identifikimin e të dyshuarve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohet të jenë të mëdha.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet për zbardhjen e motiveve dhe arrestimin e autorëve janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Më 16 maj të vitit 1999, në rrethana ende të panjohura, është zhdukur Ukshin Hoti

Next Story

Ekskluzive – Ky është punëtori marketit ‘Viva Fresh Store’ në Prishtinë i cili dyshohet se ngacmoi kolegen 21-vjeçare

Latest from Blog

Go toTop