17.05.2026
1 min read

Më 16 maj të vitit 1999, në rrethana ende të panjohura, është zhdukur Ukshin Hoti

Ukshin Hoti ishte dhe mbetet njëri nga mendjet më të ndritura shqiptare të filozofisë politike. Profesor universiteti dhe veprimtar i rëndësishëm politik.
Konsiderohet si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të çështjes kombëtare shqiptare.

Hoti u arrestua disa herë nga autoritetet jugosllave për aktivitetin e tij politik dhe intelektual. Më 16 maj 1999, ai u lirua nga burgu i Dubravës, por që nga ajo ditë konsiderohet i zhdukur. Fati i tij ende nuk është zbardhur.

Ukshin Hoti mbetet një zë i rezistencës dhe një shembull i vetëdijes kombëtare dhe pjekurisë intelektuale.
Njeriu i cili i duhej Kosovës në atë kohë, e në çdo kohë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë

Next Story

Sulmohet biznesi “Lina Home” në rrugën Prishtinë–Prizren, dyshohet për zjarrvënie

Latest from Blog

Go toTop