26.05.2026
1 min read

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

Në shenjë solidariteti me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot në Tiranë do të mbahet një protestë, ku pritet pjesëmarrja e studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas organizatorëve Kol Marku dhe Kristian Nela, protesta do të nisë në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët kanë theksuar se protesta nuk ka prapavijë politike, por synon të përcjellë mesazh solidariteti me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe të mbrojë të drejtat e tyre, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe.

Ata kanë deklaruar se ky organizim ka për qëllim të tregojë unitet mes studentëve shqiptarë dhe të nënvizojë se interesi kombëtar duhet të qëndrojë mbi çdo dallim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Mbi 405 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat me vlerë mbi 14.7 milion – Mbi 25.9 milionë euro për pensione

Next Story

Tjetër sulm nga qentë endacakë në Prishtinë, qytetari përfundon në QKUK

Latest from Blog

Go toTop