18.04.2026
1 min read

Rrahje në Ferizaj për shkak të punimeve pranë një prone, përfshihen tre persona, njëri 71-vjeçar

Një përleshje fizike është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë përfshirë tre persona të moshave 47, 43 dhe 71 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me punime që po kryheshin në afërsi të një prone.

Policia bëri të ditur se, gjatë trajtimit të rastit, janë siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje.

“Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas pranimit të kësaj, personi A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit në aksionin antidrogë në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, u kapen me mbi 240 gram marihuanë

Next Story

Itali, ngjarje tronditëse: 59-vjeçari shqiptar i merr jetën ish-gruas dhe të dashurit të saj

Latest from Blog

Go toTop