Është publikuar një listë me emrat e 102 viktimave të përfshira në dokumentacionin e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas të dhënave të publikuara, nga 102 viktima, 53 janë serbë, 23 shqiptarë, një i përket komunitetit rom, ndërsa identitetet e 25 personave të tjerë janë redaktuar.
Në publikimin që shoqëron listën pretendohet se trupi gjykues ka konstatuar se katër ish-krerët e UÇK-së nuk kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në asnjë vrasje. Po ashtu, pretendohet se akuzat që lidhen me periudhën pas 20 qershorit 1999 janë rrëzuar.
Sipas të njëjtit publikim, 12 nga viktimat e përfshira në listë lidhen me raste për të cilat Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ishin liruar nga akuzat në Tribunalin e Hagës.
Dokumenti thuhet se është bërë publik për herë të parë në shkurt të vitit 2023.









