03.10.2026
1 min read

Procesi për Presidentin po pengon marrëveshjen Kurti–Hamza për Ligjin e Speciales

Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit, raportohet se kanë ngecur te renditja e hapave në Kuvend.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Kurti ka propozuar që projektligji të miratohet fillimisht në lexim të parë, pastaj Kuvendi të procedojë me zgjedhjen e Presidentit dhe, në fund, ligji të votohet në lexim të dytë.

Hamza nuk e ka pranuar këtë renditje. Sipas burimeve të Express, ai ka kërkuar që projektligji të miratohet në të dy leximet përpara se PDK-ja të përfshihet në procesin për zgjedhjen e Presidentit.

PDK-ja, sipas të njëjtave burime, nuk po kërkon që Presidenti i ardhshëm të jetë kandidat i saj. Hamza i ka thënë Kurtit se është i hapur për propozimet e tij, me kusht që procedura për Ligjin për Dhomat e Specializuara të përfundojë paraprakisht.

Pas takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë, Hamza tha se bisedimet kanë përfunduar dhe se kanë mbetur edhe disa ditë për të parë nëse mund të arrihet marrëveshje. Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se ligji duhet të miratohet në të dy leximet përpara nisjes së procesit për Presidentin.

Afati për zgjedhjen e Presidentit po afrohet, ndërsa dështimi për ta përmbyllur procesin mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

Next Story

Incident i pazakontë në Prishtinë: Shtetasja kolumbiane dyshohet se lëndoi një 23-vjeçar, intervenon Njësia Speciale

Latest from Blog

Go toTop