12.05.2026
1 min read

 “Më jep para për drogë”- ky është 32-vjeçari që dyshohet se rrahu babanë dhe sulmoi policin gjatë arrestimit në Pejë

Detaje të rënda janë raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur pas mesnatës në Pejë, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij dhe më pas edhe një zyrtar policor.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, i dyshuari është Kastriot Grapci, 32 vjeç, ndaj të cilit më herët kishte ekzistuar edhe një urdhër mbrojtjeje i lëshuar nga gjykata.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë. Sipas informatave, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kërkuar para, me pretendimin se i duheshin për të blerë narkotikë.

Pasi viktima nuk kishte pasur para për t’i dhënë, situata dyshohet se ka eskaluar. Fillimisht, 32-vjeçari dyshohet se kishte fikur dritat e shtëpisë dhe më pas kishte nisur ta godiste babanë me shuplaka.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari më pas kishte marrë edhe një shkop, me të cilin dyshohet se e kishte goditur disa herë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, 32-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë. Por incidenti dyshohet se ka vazhduar edhe brenda ambienteve policore.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari e kishte grisur aktvendimin për ndalim, ndërsa gjatë transportimit për në Qendrën e Ndalimit në Klinë dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor, duke e goditur me kokë në pjesën e tëmthit.

Ndaj tij janë iniciuar hetime për veprat penale “Dhunë në familje”, “Mospërfillje e gjykatës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së

Next Story

Çifti dënohet me burg pasi mbajti të izoluar 3 fëmijët për gati 4 vite

Latest from Blog

Go toTop